Secondary Adv

Kuvendi miraton marreveshjen me Italine per emigrantet dhe Ligjin per Zonat e Mbrojtura

Miratohet me 77 vota pro marrëveshja Shqipëri-Itali për të emigrantët.

 

Me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë votoi të enjten marrëveshjen e protokollit për emigrantët Shqipëri-Itali.

 

Marrëveshja për emigrantët u finalizua më 6 nëntor në Romë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

 

Kjo marrëveshje mes dy vendeve kaloi në lupën e Gjykatës Kushtetuese, e cila pas verifikimit, vendosi t’i hapte dritën jeshile.

 

Ndërkohë me 74 vota pro u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi.

 

Me 74 vota u miratua ligji 'Për zonat e mbrojtura'. 

 

Jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë nga aktivistë të cilët kanë qenë kundër miratimit të këtij ligji.

 

Seanca zgjati vetëm 8 minuta pasi Rithemelimi vijoi skenarin me zhurmues por kjo nuk ndaloi votimin./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat