Secondary Adv

Inflacioni ne Shqiperi mbi mesataren e BE, sipas Eurostat ne janar u rrit ne 4 per qind

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet në 3.8%.

 

Ky indeks tregon ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve.

 

Sipas Eurostat ky tregues makroekonomik fiksohet në 4%.

 

Ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, kjo diferencë në matje vjen për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë.

 

Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transportit dhe grupit të “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”

 

Në muajin Janar 2024, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 3.8% dhe rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6% ,

 

pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.2 %, “Shërbimi arsimor” me 4.1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.4 %,

 

“Veshje dhe këpucë” me 2.7 %, “Shëndeti” me 2.0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.9 % dhe  “Komunikimi” me 0.3 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,7 %.

 

Në rritjen vjetore të këtij indeksi kanë kontribuar  pozitivisht  të gjitha  grupet përveç transportit. Kontributin më të lartë e dhanë grupet si “Ushqime dhe Pije joalkolike’ me 1.97 pp, “Argëtim dhe kulturë” me 0.55pp dhe ”Hotele, restorante dhe kafene” me 0.46 pp.

 

Ndërkohë që grupet e tjera kanë kontribuar më pak në rritjen e  këtij indeksi, ky kontribut varion nga 0.01pp grupi “Komunikim  në 0.25 pp grupi “ Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’’.

 

‘Scan Intel’  ka analizuar  gjithashtu të dhënat për të parë sesi  renditet Shqipëria  mes  vendeve të  Europës.

 

Shifrat e publikuara tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit Janar me 3.1%, duke e renditur Shqipërinë mbi mesataren e BE-së.

 

Nëse analizën e shtrijmë në nivel rajonal Shqipëria rezulton të ketë rritjen më të lartë të çmimeve, kjo rritje tejkalon edhe shtetet si Kroacia, Norvegjia, Austria etj.

 

Nga ana tjetër, shifrat pozicionojnë Turqinë , Rumaninë dhe Serbinë si shtetet me rritjen më të lartë të çmimeve. Rritja e çmimeve në këto shtete varion nga 6.4% në 64.9%./Burimi: SCAN TV


Më të lexuarat