Secondary Adv

Shqiperia pjese e programit te tregut te perbashket te BE, thirrja per sipermarresit

Ministria e Ekonomisë njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet BE, dhe Këshillit të Ministrave, për “Programi i Tregut të Përbashkët për periudhën 2021-2027”.

 

Kjo Marrëveshje do t'i lejojë sipërmarrësit shqiptarë (biznese dhe OJF) të aplikojnë në thirrjet e BE për projekt propozime në kuadër të shtyllës "Konkurrueshmëria e SME" të Programit të Tregut të Përbashkët në faqen e dedikuar të internetit Calls for proposals - European Commission (europa.eu).

 

Nëse propozimet vlerësohen të suksesshme, bizneset shqiptare do të përfitojnë fondet e BE-së për të marrë pjesë, së bashku me bizneset e tjera të BE-së, në nismat e financuara nga BE.

 

"Fokusi i Marrëveshjes është pjesëmarrja e Shqipërisë në Shtyllën e Ndëmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme “SME Pillar” e cila synon: 

 

• Forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së SME-ve

• Mbështetjen për SME-të, grupet, rrjetet dhe organizatat e tjera të biznesit, duke përfshirë Sektorin e turizmit.

• Rritjen dhe krijimim e NVM-ve;

• Lehtësimin e Akesit në tregje (përfshirë ndërkombëtarizimin);

• Rritjen e aftësive të sipërmarrjes;

 

• Përmirësimin e mjedisit të favorshëm të biznesit, transformim dixhital, mundësi të reja biznesi, duke përfshirë ekonominë sociale dhe modele inovative biznesi;

 

• Rritjen e Konkurrueshmërisë të ekosistemeve dhe sektorëve industrialë, zhvillimi i zinxhirëve të vlerës industriale; për shembull: turizmi, tekstili, ndërtimi, afërsia dhe ekonomia sociale.

 

• Modernizimin e industrisë, duke kontribuar në një ekonomi të gjelbër, dixhitale dhe elastike", njofton ministria.

 

Pjesëmarrja në këtë program i shërben përmbushjes së objektivave strategjike për integrimin e Shqipërisë në BE dhe angazhimet e marra në kuadër të procesit të integrimit europian në veçanti në Kapitullin 20 “Politikat industriale dhe ndërmarrjet” duke kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së NMV-ve./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat