Secondary Adv

Ekomomia ne bote , Shqiperia ne vendin e 97, kryeson Zvicra

 

World Economic Forum (Forumi Botëror i Ekonomisë) ka publikuar në portalin e saj në internet, raportin mbi nivelin e aftësisë konkurruese në ekonomi për 144 vende të botës.Sipas këtij raporti vendi ynë, në lidhje me potencialin e zhvillimt dhe konkurencës në ekonomisë për periudhën 2014-2015, radhitet në vendin e 97 në mes të 144 vende të analizuara nga ekspertët e WEF.

 

E gjendur në fundin e gjysmës së dytë të tabelës ku radhiten të 144 shtetet, Shqipëria lë pas vende si Mongolia dhe Nikaragua. Ndërsa mbi ne, në rradhitjen e përgjithshme, mes 96 vendeve më me prespektivë në progres dhe konkurencë në tregun global radhiten të gjitha vendet e rajonit tonë dhe gjithashtu shtete si Kamboxhia, Vietnami, Taxhikistani dhe Moldavia.

Në hartën virtuale të publikuar nga WEF mund të shihet qartë se si Shqipëria është e “izoluar” nga e tërë Europa dhe vetë vëndet e rajonit, në Ballkan. Ky raport për të bërë vlerësimin e saktë të preformancave konkuruese të ekonomisë së 144 vendeve të analizuara është bazuar në sistemin arsimor, infrastrukturën, shëndetësinë, nivelet e inovacionit, sofistikimi/inovacioni i biznesit, institucionet dhe të tjerë faktorë për secilin shtet. Gjithashtu nga ky raport, përtej prespektivës të vendit tonë, u zbulua dhe lista e dhjetë ekonomive më konkurruse të botës, ku vendin e parë e ka siguruar Zvicra.

 

 

Shqipëria në vendin e 97, mbetet prapa nga mungesa e risive dhe mjedisi i dobët makroekonomik

Shqipëria ndodhet në grupin e vendeve në fazën e dytë (të orientuara nga eficienca), së bashku me Maqedoninë, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë.

Për vitin 2014, ajo renditet në pozicionin e 97, duke humbur një pikë nga renditja me 143 shtete, ku ishte e 96 dhe dy pozicione nga renditja me 148 shtete.

Shqipëria mbetet prapa në nënindeksin e risisë dhe sofistikimit, ku është e 114-a, mjedisi makroekonomik e 122-a dhe zhvillimin e tregjeve financiare, që është e 114-a.

Në raport me shtetet e tjera të rajonit, vendi ynë është i fundit në renditje.

Më mirë paraqitet Maqedonia, e 63-a; Mali i Zi e 67-a; Sllovenia e 70-a; Kroacia e 77-a; ndërsa Bosnia, që vitet e mëparshme pozicionohej më keq se Shqipëria, nuk është e përfshirë në renditjen e këtij viti.

 

Top 10 shtetet me ekonomine me të mirë në botë

Zvicra në “top 10” pasohet nga Singapori, SHBA, Finlanda, Gjermania, Japonia, Honk Kongu, Holanda, Britania e Madhe dhe Suedia.

 Surprizë është fakti se, në përjashtim të Greqisë, të gjitha vendet europiane të përfshira me bujë nga kriza ekonomike e vitit 2008 (si Spanja dhe Irlanda) nga analiza e bërë nga WFE zbulohet se për sezonin e ri ekonomik global 2014-2015, janë shtete që priten të paraqiten mirë në treg.

 


Më të lexuarat