Ndertimi i Ures se Re, nis sot devijimi i Kukes – Morine
Nga sot do të devijohet trafiku në Rrugën e Kombit, konrektisht nga Kukësi në Morinë.
Shkak i devijimit që zgjat dy javë është ndërtimi i Urës së Re që lidh dy anët e liqenit të Fierzës.
Ura është vepra e dytë më e rëndësishme në Rrugën e Kombit pas tunelit të Kalimashit.
Duke nisur nga e shtuna (24 shkurt 2024) e kësaj jave do të devijohet qarkullimi në aksin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit. Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për ‘Urën e Re’, që ka hyrë në fazën e fundit të ndërtimit.
Drejtori i Kantierit të ndërtimit Arian Hoxha sqaron se devijimi do të bëhet për 2 javë, në dy pika të segmentit Kukës-Morinë.
Konkretisht, Devijimi i lëvizjes do të bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjen e Shtiqenit.
Ndërsa për levizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes do të bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimi tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Dirni të Zi.
Ura e Re do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere dhe është vepra e dytë më e rëndësishme e rrugës së kombit, pas tunetit të Kalimashit./Burimi: Shqiptarja.com