Secondary Adv

INSTAT: Mbi 1 milione te huaj hyne ne Shqiperi gjate janarit

Janari ka qenë një muaj me shifra shumë optimiste përsa i perket turizmit ne vend.

 

Shifrat zyrtare të Instat tregojnë se në total ne Shqiperi kane hyre mbi nje milion shtetas nga te cilet gjysma jane te huaj. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rreth 500 mijë.

 

Ky numër është rritur me 30%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ky tregues i publikuar se fundmi nga Instat eshte me nje rritje edhe pse janari eshte nje muaj thuajse pa levizje.

 

rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 475.563 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori.

 

Ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Italia, Polonia, Spanja e Anglia. Sipas Instat rezulton se rreth 40% e shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend kanë qenë për pushime dhe më pjesa tjetër për arsye personale.

 

Pritshmëritë jane te mëdha dhe përgjate gjithe vitit parashikohen që në vend të hyjnë mbi 13 milionë turistë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat