Secondary Adv

Nga 2017 jane dhene leje per gati 9 mln m² ndertime, ne 2023 rane me 22 per qind

Në vitin 2023, Bashkia e Tiranës dha gjithsej leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katrorë, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë.

 

Në krahasim me një vit më parë, kur u arrit rekordi i lejeve për nga sipërfaqja e lejeve, në 1.8 milionë metra katrorë, në 2023 ky tregues shënoi një rënie me bazë vjetore prej 22%.

 

Megjithatë, në tremujorin e katërt u shënua sërish rritje e lejeve të ndërtimit, që arritën në 430 mijë metra katrorë, me zgjerim prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Që nga viti 2017, bashkia e kryeqytetit e ka rritur ndjeshëm sipërfaqen për të cilën ajo ka dhënë leje për t’u ndërtuar. Nga 2019-a është dhënë mesatarisht midis 1.2-1.8 milionë metra katrorë leje në vit, duke kulmuar në 2021-2022.

 

Në total, për gjithë periudhën 2017-2023, janë dhënë një rekord prej 8.9 milionë metra katrorë sipërfaqe e lejeve të ndërtimit.

 

Lejet në Shqipëri

Sipas INSTAT, në tremujorin e katër 2023 janë miratuar gjithsej 303 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 415 leje të miratuara në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 27,0%.

 

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katër 2023, është 592.660 m², nga 555.779 m² miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një rritje prej 6,6%.

 

Në tremujorin e katër 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,3 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 4,7%.

 

Gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12,8%.

 

Gjatë vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.115.819 m², nga 2.667.497 m² miratuar në vitin 2022, duke shënuar një ulje prej 20,7%.

 

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 89,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 113 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2022, duke shënuar një ulje prej 20,8%.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/siperfaqja-e-lejeve-ne-tirane-ra-me-22-ne-2023-qe-nga-2017-a-jane-dhene-leje-per-gati-9-milione-m%c2%b2-ndertime/


Më të lexuarat