Secondary Adv

Sektori i hotelerise rrit kredimarrjen, 10.7 per qind me shume ne janar

Pritshmëritë për një sezon të ngarkuar turistik shfaqen edhe te kredimarrja e këtij sektori.

 

Në janar të këtij viti, bizneset e grupit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë rritur me 10.7% kredimarrjen krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Nga 33,945 miliardë lekë në janarin e vitit 2023, kredia për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor rezulton 37,607 miliardë në janar të këtij viti. Ky sektor performoi shumë mirë gjatë vitit të shkuar, duke shënuar rritje dyshifrore në gjysmën e dytë të vitit dhe duke rritur ndjeshëm peshën e vet në rritjen vjetore të ekonomisë.

 

Rritje të fortë ka pasur edhe grupi tjetër që lidhet ngushtë me sektorin e turizmit, transporti dhe magazinimi. Nga 10,5 miliardë lekë në muajin janar të vitit 2023, kredia për këtë grup është rritur në 16,218 miliardë në janar këtë këtij viti.

 

Nuk ka ndjekur të njëjtin hap grupi Tregtia me shumicë dhe me pakicë, ku përffshihet edhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave. Nga 135 miliardë lekë në janarin e vitit 2023, kredia për këtë sektor është tkurrur në126,833 miliardë lekë në janar të këtij viti.

 

Kredia për sektorin privat rezulton në rritje e matur në bazë vjetore, megjithëse në rënie në janar, krahasuar me muajin parardhës. Nga 407,3 miliardë lekë në janrin e vitit 2023, ajo rezulton 414,8 miliardë në janarin e këtij viti, por me rënie prej thuajse 5 miliardë lekësh karahasuar me muajin parardhës.

 

Kredia për sektorin privat shfaqi përmirësim në tremujorin e katërt të vitit të shkuar, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 8.7%.

 

Kjo ecuri ndikoi në një zgjerim të ndjeshëm, me rreth 28 miliardë lekë, të portofolit në këtë tremujor. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje u shënua në muajin dhjetor, kryesisht në segmentin e bizneseve.

 

Shkalla e lartë e shfrytëzimit të kapaciteteve dhe nivelet e larta të besimit kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për kredi.

 

Kësaj kërkese i është përgjigjur një ofertë e shtuar nga bankat në kushtet e perceptimit për prime të ulëta të rrezikut dhe e rritjes së tolerancës ndaj tij nën trysninë e konkurrencës së shtuar në sektor./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat