Secondary Adv

Pensionet, zbardhen tabelat e rritjeve per cdo kategori

Të gjithë ata të moshuar që kanë dalë në pension në periudhën nga ’93 deri në ’96 do të kenë mundësi që prej muajit qershor të përfitojnë shtesë në masën e pensionit.


Nga të dhënat zyrtare më- sohet se janë 19.655 pensionistë që preken nga rritja e miratuar. Pjesa më e madhe prej tyre janë nga radhët e atyre që kanë dalë në pension pleqërie, për të cilët shtesa do të bëhet me 844 lekë.Ndërkohë për kategori të caktuara, sikundër janë arsimtarët, minatorët dhe ish-ushtarakët, rritja do të jetë më e lartë, duke variuar nga 4 mijë deri në 5 mijë lekë.


Edhe sot vijon publikimi i tabelave tabelave në të cilat paraqiten specifikisht shtesat për secilin pensionist që ka dalë në pension brenda fashës nga viti 1994 deri në dhjetor të vitit 1996.Nisur nga kjo, gjithkush mund të verifikojë vetë rritjen që përfiton pas hyrjes në fuqi të vendimit.Si tregues për këtë mjafton vetëm viti i daljes në pension, si dhe masa e përfitimit që është përllogaritur asokohe. Për ta konkretizuar, dikush që ka dalë në pension në vitin 1996 me një pagesë fillestare 3200 lekë, duke nisur nga ky fundmuaji do të marrë 14.616 lekë.


Ndërkohë për dikë tjetër që i është lidhur pensioni në vlerën e 5200 lekëve, masa e përfitimit do të jetë më e lartë, duke shkuar në 22.746 lekë.Referuar tabelës, pensioni minimal që do të përfitohet është 14.085 lekë, ndërsa ai maksimal shkon deri në 23.640 lekë.Përllogaritjet e bëra janë specifike për secilin rast, sepse janë marrë në konsideratë faktorë të veçantë, siç mund të jenë masa e përfitimit në kohën e lidhjes së pensionit, indeksimet e bëra në vite, si dhe pensioni aktual.Në fund të kësaj, Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën diferencën ndërmjet asaj që duhet të jetë dhe asaj që është. Shuma që del është ajo që shtohet më pas.Ndaj edhe rritjet e miratuara nuk janë uniforme për të gjithë. E gjithë kjo do të bëhet nga ISSH dhe nga ana e qytetarëve nuk do të kërkohen dokumente shtesë.


https://www.scribd.com/doc/314948711/Pensionet-Skema-e-Re


Më të lexuarat