Secondary Adv

Haxhinasto firmos marreveshjen per ndertimin e Portit te Jahteve ne Shengjin

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka firmosur sot marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Jahteve në Shëngjin. Gjatë fjalës së tij, ministri tha se porti do të sjellë zhvillim për turizmin.

 

“ Do ketë një  kapacitet prej 200 jahtesh.  Presim te përfundojë brenda 12 muajsh”, tha ministri.Ai deklaroi se vlera e koncesionit arrin në 7 milion dollarë.  Në lidhje me kërkesën e SGS,  Ministri tha se nuk përjashtohet mundësia edhe e refuzimit të kërkesës në shtator për rritje të tarifës. “Ndërkohë për  rrugën e Kombit shpresojmë të kemi një ofertë fitues. Koncensionari do ketë detyrime për të përfunduar rrugën”, tha Haxhinasto.


Më të lexuarat