Secondary Adv

Qeveria marreveshje me Gjermanine per rindertimin e ndertesave publike

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar vendimet  e marra sot.

 

Ajo bëri me dije se do të ketë një marrëveshje me Gjermaninë për rindërtimin e ndërtesave publike. “Sot kemi marrë një vendim për spitalet dhe klinikat mjekësore. Është propozuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Ajo që do të përfitojë është dhe zgjatja e jetëgjatësisë së objekteve. Është miratuar një marrëveshje mes qeverisë dhe GIZ-it për furnizim me ujë, është një marrëveshje që i ofron këtij sektori 1.5 milion euro.

 

Tjetër marrëveshje ka qenë ajo mes Këshillit të Ministrave dhe fondit shqiptar të Zhvillimit për ndërtesat e vjetra. Është një marrëveshje e rëndësishme pasi do të ndikojë në ndërtimin e shkollave të shkatërruar nga tërmeti i vitit 2019.

 

Do të akordohen 3.5 milionë euro dhe do të ketë shërbime inxhinierie për të gjitha objektet që do të përfshihen në këtë marrëveshje.

 

Tjetër pikë e rëndësishme është përmirësimi i VKM për miratimin rregullave të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni. Kemi vendosur të lehtësojmë këto procese duke dhënë aplikime për të pasur një kohë paraprake për studime.”, tha ajo./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat