Secondary Adv

Suedia zyrtarisht ne NATO, anetarja e 32-te e aleances ushtarake

Suedia është tashmë zyrtarisht anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s.

 

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ishte këtë të premte në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare të pranimit të Suedisë në NATO. Nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë.

 

Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, përmes një deklarate, Jens Stoltenberg e cilësoi anëtarësimin e Suedisë si historike.

 

“Pas mbi 200 vitesh mos-angazhim, Suedia tani gëzon mbrojtjen e dhënë sipas nenit 5, garancia përfundimtare e lirisë dhe sigurisë së aleatëve.

 

Suedia sjell me vete forca të armatosura të afta dhe një industri të mbrojtjes të klasit të parë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt,” theksoi ai./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat