
Cmimi i energjise elektrike do te rritet
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri paralajmëroi se cmimi i energjise elektrike do te rritet, por shtoi se, kjo nuk do të prekë familjet e varfëra. Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, ku lajmëroi arritjen e një marrëveshje 150 milion dollarë me Bankën Botërore, për rimëkëmbjen e sektorin energjitik në vend, Gjiknuri tha se çështja e çmimit të energjisë është një çështje që i përket ERT-së.
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri paralajmëroi se çmimi i energjise elektrike do te rritet, por sipas tij, kjo nuk do të prekë konsumatorët në nevojë.“Janë duke u bërë stimulimet e duhura nga Enti Rregullator i Energjisë, edhe operatorët po presin për aplikimin. Por, dua të theksoj se konsumatori familjar do të mbrohet, ashtu si dhe ai në nevojë. Për pjesën tjetër do të shohim, patjetër që duhet të kini parasysh se çmimi i energjisë ka mbi 4 vjet që nuk është reflektuar, as indeksuar”, – tha ministri Gjiknuri. Sipas tij, çështja e çmimit të energjisë është një çështje e Entit Rregullator të Energjisë. “Politikat e çmimit janë duke u bërë nga Enti Rregullator i Energjisë.
Ministri theksoi se kostot e energjisë janë rritur për shkak të keqmenaxhimit të sektorit, por edhe shitjes së hidrocentraleve publike nga qeveria e kaluar. Por sipas tij, në çmimet e reja qeveria nuk do u ngarkojë konsumatorëve koston e humbjeve. Në çmimin e energjisë do të përfshihen elementët teknikë të sistemit, investimet e nevojshme, të cilat do ta lajnë veten në periudhë afatgjatë, dhe do të sjellin më pas çmime të qëndrueshme në terma afatgjatë”, – theksoi më tej ministri Gjiknuri.
Marrëveshja 150 milion dollarë për rimëkëmbjen e sektorin energjitik në vend
Kreu i Energjisë doli para mediave për të njoftuar miratimin nga qeveria të marrëveshjes për paketën prej 150 milionë dollarësh me Bankën Botërore, të cilat do të përdoren për investime në sektorin energjetik.
“Projekti përfshin investime në sektorin e shpërndarjes, në përmirësimin e sistemit të matjes dhe të menaxhimit, si dhe investime të nevojshme, aq shumë të munguara në infrastrukturën energjetike, sidomos në asetet e shpërndarjes, në mënyrë që të përmirësohet furnizimi me energji elektrike dhe njëkohësisht të ulen apo reduktohen humbjet”, – përfundoi ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri. Përmes këtij fondi, qeveria shpreson të përmirësojë treguesit e sektorit, i zhytur prej vitesh në një krizë të rëndë financiare.
Ministria: Studimin për çmimin e bën ERE, jo qeveria
Përmes një komunikate për mediat, Ministria e Energjetikës ka sqaruar se studimi për politikat e çmimit të energjisë është duke u bërë nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili po analizon treguesit duke kërkuar të dhëna nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe kompanitë përbërëse të sistemit energjetik. Ndërkaq, Ministria garanton se çdo ristrukturim që mund të jetë i nevojshëm në të ardhmen për të zhvilluar sektorin dhe garantuar qëndrueshmërinë e tij, nuk do të cenojë interesat e qytetarëve dhe familjareve shqiptarë.
“Duhet të kuptoni që kostot e energjisë në Shqipëri janë rritur për shkak të keqmenaxhimit, eliminimit të aseteve publike. Që ta kuptoni, e vetmja balancuese e çmimit në energji është kaskada e Drinit, e cila mbulon pak më shumë se 50 përqind të nevojave të konsumatorëve në Shqipëri. Qeveria shqiptare, e ka mbajtur qëndrimin e saj. Çështja e çmimit të energjisë është një çështje e Entit Rregullator të Energjisë, por një gjë dua të them: ne si qeveri, në çdo rast, me politikat tona do të mbrojmë konsumatorët në nevojë. Kjo do të thotë se konsumatorët që janë në gjendje të varfër, familjet shqiptare në nevojë, nuk do të preken nga kjo reformë në sektorin e energjisë elektrike.”- tha Gjiknuri. Në çmimin e energjisë, shpjegoi ai, do të përfshihen elementët teknikë të sistemit, investimet e nevojshme, të cilat patjetër do ta shlyejnë veten në plan afatgjatë dhe do të sjellin çmime shumë të qëndrueshme në terma afatgjatë.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike, arsyet
Në një intervistë të dhënë për Ora News pedagogu Arjan Galdini ka deklaruar se një nga arsyet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike është edhe marrëveshja me FMN, por edhe disa marrëveshje të tjera që do të çojnë në rritjen e përvitshme dhe graduale të energjisë elektrik.
“FMN na ka vendosur disa kushtëzime, një nga ato ishte për sektorin e energjitikës. Kjo marrëveshje do të çojë në një rritje graduale të çmimit çdo vit. Ne nuk kemi një rritje të çmimit në raport me tregun ndërkombëtar. E gjitha kjo rritje vjen si rezultat i marrëveshjes me FMN, apo marrëveshjes për statusin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes me CEZ. Ne jemi duke paguar disa fatura, po paguajme CEZ, qe iku, marreveshja me FMN, por edhe mungesa e kapaciteteve për ata që nuk kanë paguar energjinë”, tha pedagogu Galdini.
Sa i takon deklaratës së dhënë nga ministri i Energjetikës se nuk preken familjet në nevojë dhe familjet e varfra Galdini e ka një përgjigje: “Do ta hanë” të gjithë. Por më tëpër qytetarët, sepse sipërmarrjet e mëdhaja bëjnë kontrata specifike për energjinë elektrike.” “Energjia elektrike nuk paguhet lirë, nuk kemi një disbalancë me Shqipërinë dhe vendet në rajon. Nuk e ha sipërmarrja, sepse sipërmarrja bën kontrata specifike, sepse këto hyjnë në xhepat e të tjerëve. Për të përballuar këtë kosto, ne qytetarët do të paguajmë çmim të shtrenjtë të energjisë elektrike.”
Më të lexuarat









