Secondary Adv

Infrastruktura e qenderzuar, AKSHI tender 6.88 milione euro per projektin

Implementimi i infrastrukturës së qendërzuar hardware pritet t’i kushtojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit të paktën 715 mln lekë, apo rreth 6.88 mln euro.

 

Të paktën ky është fondi limit me të cilin është çelur në Agjencinë e Prokurimit Publik procedura që ka në objekt të kontratës këtë projekt.

 

Referuar termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë, AKSHI ka detajuar se cilat do të jenë aspektet që do të prekë ky projekt dhe se zbatimi do të ketë një afat 12 mujor.

 

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht në portalin e-albania shërbehen mbi 1250 shërbime elektronike, janë integruar në rrjetin qeveritar 255 institucione qeveritare.

 

“Për të përmbushur nevojat aktuale, por edhe për të krijuar baza të forta për të përballuar nevojat e parashikuara në rritje, për burime procesuese të bazuara në Arkitekturën SDDC Software Defined DataCenter,

 

AKSHI kërkon të modernizojë infrastrukturën hardware dhe software që mbështetin platformat, shërbimet dhe sistemet elektronike, që aktualisht u shërbejnë qytetarëve, biznesit dhe vetë institucioneve shtetërore.

 

Objekti i këtij projekti është pikërisht furnizimi, instalimi dhe konfigurimi i një platforme të tillë, të përbërë nga komponentët hardware dhe software për t’u vënë në shfrytëzim nga sistemet përbërës të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit” thuhet në dokument.

 

Sipas AKSHI-t, nevoja aktuale për modernizim, shtrihet edhe në vetë sistemit e Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, dhe parashikohet ri-inxhinierimi i plotë i tyre, duke i transformuar këto sisteme në tipin Cloud native.

 

Rrjedhimisht edhe infrastruktura e nevojshme duhet të jetë krejtësisht e modernizuar dhe të funksionojë bazuar në konceptin Cloud Ready.

 

“Kjo platformë Cloud duhet të përforcojë mbi një stack te integruar në mënyrë native (stack të përberë nga softuer dhe pajisje hardware), duke mundësuar kështu një infrastrukturë cloud të gatshme për tu alokuar ne përdorim të shërbimeve te ndryshme qe ofrohen prej AKSHIT.

 

Të njëjtat dokumente nënvizojnë se platforma e kërkuar duhet të ketë aftësi Cross-Cloud për të mundësuar një mënyrë të thjeshtë për të ekzekutuar, menaxhuar, lidhur dhe siguruar aplikacione në shumë platforma cloud të ndryshme nga njëra tjetra (të tilla si AWS, Azure, VMware, etj.) të cilat do mund të harmonizohen në një mjedis të përbashkët operativ.

 

“Synimi i këtij projekti është të sigurojë një zgjidhje infrastrukture të bazuar në “Stack HCI” të përbëra nga komponente hardware dhe softëare të cilat do të konfigurohen ne duke mundësuar një ambient modern Cloud Ready dhe të mund të shfrytëzohet ne mënyrë moderne nëpërmjet krijimit te containers, në të cilat do të vendosen sistemit e ri-inxhinieruara me microservices.

 

Për qëllime të kompatibilitetit me sistemit dhe strukturat aktuale hostuese, kjo platformë duhet të ofrojë edhe mundësinë për të hostuar përkohësisht sistemet monolitike të bazuara në makina virtuale, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme që të bëhet migrimi i plotë i sistemeve në versionin e ri inxhinieruar të tyre” thuhet në dokument.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/infrastruktura-e-qenderzuar-akshi-tender-6-88-milione-euro-per-projektin/


Më të lexuarat