Secondary Adv

Nis pastrimi i vijes bregdetare, hapet tenderi per 7 bashkite e vendit

Shqipëria ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik.

 

Pritshmëritë janë që këtë vit të kapërcehet rekordi historik i vitit të kaluar me 10.1 milionë vizitorë.

 

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka shpallur tenderin për shërbimin e Pastrimit të Zonës Bregdetare për Bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

 

Tenderi është i ndarë në 2 lote dhe fondi limit është 160 milionë lekë.

 

Për pastrimin e zonës bregdetare për Bashkitë Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë do të përdoren 85.1 milionë lekë, ndërsa për Bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë 74. 9 milionë lekë.

 

Kohëzgjatja e kontratës është për 93 ditë ndërsa afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave caktuar data 23 prill 2024.

 

Pritshmëritë janë që këtë sezon veror, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 14 milionë turistë./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat