Secondary Adv

Industria, shitjet me renie ne tremujorin e fundit 2023, frenohet ndertimi

Sektori i prodhimit ka hyrë në një cikël krize nga rënia e shitjeve dhe humbjet që ka krijuar kursi i këmbimit.

 

Kjo rënie është reflektuar në treguesit zyrtarë të INSTAT.

 

Në sektorin e prodhimin klasifikohen aktivitetet ekonomike, si industria nxjerrëse dhe industri përpunuese, energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve; Ndërtim, në 3-mujorin e katërt 2023, paraqiten si më poshtë:

 

Industria, shitjet me rënie, pagat me rritje

 

INSTAT përllogariti se, indekset e treguesve në aktivitetin industri, në tremujorin e katërt 2023 ishin përgjithësisht me përkeqësim.

 

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 6,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 5,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Numri i të punësuarve shënoi rënie 1,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve më rënie të shitjeve 

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e katërt 2023, ishin kontradiktore teksa shitjet ranë dhe pagat u rriten.

 

Sipas INSTAT, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 8,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 19,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërtimi, frenohen shitjet

 

indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e ndërtimit shënoi rritje 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ky tregues tregoi frenim pasi në të njëjtën periudhe të vitit 2022 shitjet ishin rritur me 16%.

 

Gjithashtu indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 1,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe numri i të punësuarve shënoi rritje 3,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/industria-shitjet-me-renie-por-pagat-me-rritje-ne-tremujorin-e-fundit-2023-frenohet-ndertimi/)


Më të lexuarat