Secondary Adv

Bie vetoja e Greqise ndaj Shqiperise, KE miraton planin e reformave

Komisioni Evropian heq veton e vendeve anëtare.

 

Shtetet e evropiane u pajtuan që unioni të reformohet, në mënyrë që të jetë e gatshme për zgjerimin e radhës, përfshirë në aspektin politik, ligjor dhe financiar.

 

Brukseli propozoi heqjen e unanimitetit që pengon vendimet mbi politikën e jashtme për të shmangur bllokimet e ardhshme nga shtetet anëtare për çështje dy palëshe.

 

Në këtë mënyrë  pranimi i shteteve të ballkanit perëndimor dhe jo vetëm zëvendësohet me votimin me shumicës të cilësuar. Kjo vendimmarrje do ti japë zgjedhje edhe pengesave që ka Shqipëria me Greqinë.

 

Kjo e fundit tashmë nuk mund të përdorë “veton e saj” për të penguar  integrimin e Shqipërisë. Athina zyrtare ka kërcënuar shpesh herë vendin tonë se do e bllokojë atë në rast së nuk liron Fredi Belerin.

 

Po ashtu ky plan  do të parandalojë edhe Hungarinë të bllokojë sërish buxhetin financiar. Pas miratimit në Komisionin Evropian për reformat e brendshme të BE-së para zgjerimit do të diskutohet edhe në Këshill nga vendet anëtare./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat