Granti per energjine, 2 milion euro per unazen e jugut
Një grant prej 2 milion euro është dhënë nga qeveria gjermane, nëpërmjet Kfv, për përmirësimin e kushteve teknike administrative për OSHEE.
Ky fond është pjesë e marrëveshjes mes dy qeverive, për masën shoqëruese të projektit “Linja unazore 110 KV në Shqipërinë Jugore. Granti do të ndihmojë me shërbime këshillimore të menaxhimit të OSHEE-së dhe ka si objektiv kryesor që të kontribuojë në: -procesin e rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike; -uljen e konsiderueshme dhe të qëndrueshme të humbjeve (teknike dhe jo teknike) në sistemin e shpërndarjes; -përmirësimin e performancës operacionale dhe financiare të OSHEE-së; -forcimin e kompetencës dhe kapaciteteve organizative, manaxheriale dhe mirëqeverisjes së përgjithshme të OSHEE-së.
Marrëveshja parashikon që kjo shumë do të zhvleftësohet, në rast se kontratat përkatëse për financim nuk përfundohen brenda 8 vjetësh pas vitit të premtimit dhe konkretisht brenda datës 31 dhjetor 2021. Kjo marrëveshje nuk ka efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit.