BE gati me pakete sigurie per nje krize lufte, diskutohet per pergatitjen e qytetareve
Evropa po përgatitet të përballet me kërcënimet e Putinit për luftë.
Në një draft raport që po diskutohet nga vendet e be në Bruksel, fokusi është vendosur tek përgatitja e qytetarëve dhe mobilizimi I përgjithshëm ushtarako-civil, për një krizë të mundshme lufte.
Në dokument thuhet se duhet patur një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet, por problem mbetet financimi. Ndaj, mendohet të vihen në lëvizje bonot e mbrojtjes.
Evropa po përgatitet të përballet me kërcënimet e Putinit për luftë. Në një samit që mbahet në Bruksel, ku do flasë edhe presidenti Zelensky, do diskutohet për përgatitjen e qytetarëve për krizat e mundshme të sigurisë.
“Ne kemi nevojë për një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet”, thuhet në draft-konkluzionet e raportit.
Ndërkaq Këshilli Evropian nënvizon nevojën e menjëhershme për "përgatitje të forcuar dhe të koordinuar ushtarako-civile" dhe "menaxhim strategjik të krizës në kontekstin e peizazhit të kërcënimit në zhvillim.
Sugjerohet që të propozohen "veprime për të forcuar gatishmërinë ndaj krizave dhe reagimin në nivel të BE-së në një qasje që merr parasysh të gjitha rreziqet, në funksion të një strategjie gatishmërie ardhmen”.
"Sot Këshilli Evropian do të diskutojë" mundësinë e futjes së bonove të mbrojtjes, ndoshta pa marrë një vendim. Megjithatë, është e qartë se ngjarjet aktuale kërkojnë që ne të gjejmë instrumente të përbashkëta financimi, tha komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, për ANSA-n në nisje të samitit.
Ndërkohë ka një përplasje të vazhdueshme midis vendeve të BE për mundësinë e krijimit të borxhit të përbashkët-përmes bonove të mbrojtjes ose obligacioneve të emetuara për projekte të përbashkëta- për të mbështetur investimet në sektorin e mbrojtjes./Burimi: Shqiptarja.com