Secondary Adv

Ministria e Financave: Te ardhurat rriten ne 163.8 miliard leke ne 5 mujorin e ketij viti

Referuar të dhënave zyrtare, gjatë 5-mujorit është regjistruar një performancë mjaft pozitive përsa i përket të ardhurave, që në total, kanë rezultuar në 163.8 miliardë lekë, me një realizim prej 100% të planit për këtë periudhë.


Por, në anën tjetër, shpenzimet publike për 5-mujorin arritën në 145.6 miliardë lekë ose 88% e planit fillestar. Krahasuar me një muaj më parë, sipas Ministrisë së Financave, vihet re një përmirësim i konsiderueshëm të termave të realizimit për treguesit e shpenzimeve në tërësi.Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana” u realizuan në vlerën 141.5 miliardë lekë, duke u rritur me 15.8 miliardë lekë, krahasuar me 5-mujorin e vitit të kaluar, ose 12.6%. Ndërsa krahasuar me planin të ardhurat janë 2.8 miliardë lekë më shumë ose në rritje me 2%.Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 2.3 miliardë lekë, 5% më shumë se 5 mujori i vitit 2015 dhe 2.7% mbi planin e periudhës.Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 15.3 miliardë lekë, 10.65% më shumë se një vit më parë dhe 7.1 % më shumë se plani, si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar me 236 ton.


Më të lexuarat