Secondary Adv

Ne prag te sezonit, hapet tenderi per rikualifikimin e rrugeve ne Sarande

Pas shpalljes së tenderit nga Agjencia e Bregdetit, për pastrimin e plazheve, bashkitë bregdetare kanë nisur të shpallin tenderat për rregullimin e  qyteteve.

 

Bashkia e Sarandës ka shpallur tenderin me fond limit 7.2 milionë lekë për riveshjen e pjesëve të dëmtuara të shtresave asfaltike në rrugët e Sarandës. Më herët, bashkia e Sarandës ka shpallur tenderin edhe për shtrimin e rrugëve të brendshme të Ksamilit.

 

Saranda ka qenë vitin e kaluar në krye të destinacioneve të oreferuara nga turistët e huaj. Vitin e kaluar, Shqipëria numëroi 10.5 milionë vizita ndërsa pritshmëritë janë që këtë vit, shifra të arrijë në 14 milionë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat