Secondary Adv

AKSHI hap tenderin 279 milione leke per inteligjencen artificiale

AKSHI ka shpallur tender me vlerë 279 mln lekë me objekt Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Europian, me fondet e Buxhetit të Shtetit.

 

Fondi limit i këtij tenderi është mbi 279 milionë lekë pa TVSH ku sipas Dokumenteve të Tenderit theksohet se vlera e implementimit do të jetë mbi 258 milionë lekë pa TVSH si dhe vlera e mirëmbajtjes do të jetë rreh 21 milionë lekë pa TVSH.

 

Por cilat janë objektivat e këtij tenderi dhe se çfarë do të arrihet në finalizimin e tij?

 

Sipas dispozitave të dokumenteve tenderuese, theksohet se objektivi I përgjithshëm I këtij projekti është implementimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale në institucionet publike, ku ka për qëllim përshpejtimin e procesit të transpozimit të akteve të BE.

 

Ndërkohë përdorimi i këtij shërbimi përmes përdorimit të kapaciteteve të NLP (Natural Language Processing), do të mundësojë automatizimin, grumbullimin, seleksionimin e të gjithë aktve/ligjeve të sjella nga BE dhe aksesimin e këtyre kodeve.

 

Por më konkretisht, ky automatizim përfshin shtimin e teknologjisë AI në institucionet publike për menaxhimin e kërkesave dhe dhënies së informacioneve të dëshiruara, të marra nga aktet e BE ndaj të gjithë përdoruesve të platformës përgjatë gjithë kohëzgjatjës së këtij projekti.

 

E kësisoj përdorimi i inteligjencës artificiale do të synojë në përgatitjen e akteve për përafrim në proceset e grupimit dhe kategorizimit të akteve dhe rregullores së Acquis, filtrimin e informacioneve sipas prioritetit dhe përkthimin e akteve.

 

Gjithashtu përdorimi i inteligjencës artificiale në krahasimin e legjislacionit aktual shqiptar në atë të Acquis për të identifikuar boshllëqe, mospërputhje, ngjashmëritë etj./Burimi: SCAN


Më të lexuarat