Secondary Adv

Ne 2 muaj u moren 516 mln euro kredi, 166 mln euro me shume se vjet

Më shumë se 516 milionë euro kredi është marrë pranë bankave të nivelit të dytë nga bizneset dhe qytetarët vetëm në dy muajit e parë të këtij viti.

 

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia e dhënë në janar dhe shkurt ishte afro 166 milionë euro më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Në këto muaj të parë të vitit vlera më e madhe e kredisë ka shkuar për sektorin i tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimin e automjeteve, ndjekur nga ndërtimi, energjia elektrike, industria përpunuese dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme.

 

Kërkesa për kredi pritet të rritet edhe më tej sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, e përqendruar kryesisht tek nevoja e bizneseve për të bërë investime, ndërsa tek qytetarët shtysë është kredia hipotekore, për të blerë banesë.

 

Teksa borxhet e bizneseve dhe qytetarëve po rriten përsa kohë po rritet kredia e marrë, nga ana tjetër në shkurt u tkurrën me afro 53 milionë euro kursimet e tyre në raport me janarin e këtij viti.

 

Në fund muajit janar, depozitat përllogariteshin në 12.9 miliardë euro, ndërsa në fund të muajit shkurt totali i tyre ra në 12.8 miliardë euro.

 

Në muajin e kaluar krahasuar me janarin janë ulur me 38.3 milionë euro kursimet në valutë, si dhe u regjistruan 14.5 milionë euro më pak depozita në lekë.

 

Prej muajsh tashmë po vërehet tendenca e qytetarëve dhe bizneseve për ti rritur depozitat në Lekë, kjo edhe për shkak të zhvlerësimit të fortë të valutave prej 1 viti.

 

KREDIA E RE PËR EKONOMINË

Janar-Shkurt 2023         350,661,410 euro

Janar-Shkurt 2024         516,613,049 euro

 

Rritja                           +165,951,639 euro

 

TOTALI I DEPOZITAVE

Janar 2024           12,942,091,374 euro

Shkurt 2024         12,889,168,747 euro

 

Rënia                        -52,922,627 euro

 

DEPOZITAT NË VALUTË

Janar 2024       7,129,226,766 euro

Shkurt 2024    7,090,897,063 euro

 

Rënia                  -38,329,703 euro

 

DEPOZIAT NË LEKË

Janar 2024       5,812,864,608 euro

 

Shkurt 2024     5,798,271,684 euro

 

Rënia                  -14,592,924 euro./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat