Secondary Adv

Turizmi merr me shume kredi, BSH: Bizneset hua per te zgjeruar investimet

Ekonomia shqiptare po orientohet gjithmonë e më shumë drejt turizmit.

 

Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se edhe kërkesat për kredi në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor kanë pësuar rritje të konsiderueshme gjatë muajve të fundit.

 

Gjatë muajit shkurt të këtij viti sektori i akomodimit dhe shërbimi ushqimor kanë përfituar 148 milionë lekë më shumë, hua të re  në krahasim me një muaj më parë.

 

Por bilanci rritet edhe më tepër nëse e krahasojmë me një vit më parë ku rezulton se kredia totale e aprovuar është gati 3.7 miliard më shumë.

 

Rritja me ritme të larta e portofolit të kredisë dëshmon optimizmin e sektorit në investime të reja dhe qasjen pozitive të bankave në drejtim të mbështetjes së këtyre investimeve.

 

Investimet në turizëm vitet e fundit po njohin rritje sidomos në agroturizëm. Banka e Shqipërisë raporton se përmirësimi i kreditimit është vërejtur në të gjithë    segmentet e bizneseve pavarësisht madhësisë.

 

Ritmet e rritjes së kredisë për biznese, prej mesatarisht 5%, po zhvendosen drejt financimit në lekë dhe për mbulimin e nevojave për financimin e investimeve.

 

Kredia për sektorin e turizmit dhe atë të shërbimeve ka njohur përmirësim krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit, në 12% dhe 16%  përkatësisht.

 

Nga të dhënat vërehet se financimi i sektorëve të bujqësisë, të ndërtimit dhe të tregtisë ka shfaqur norma më të ngadalta rritjeje. Këto zhvillime janë në linjë me kontributin e këtyre sektorëve në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend.

 

Gjtë këtij viti Shqipëria pret një rritje të numrit të turistëve me gati 40 % ndërsa në total shifra parashikohet të arrij në 14 milionë shtetas të huaj./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat