Secondary Adv

Rritet numri i udhetareve ne Aeroportin e Prishtines, mbi 500 mije ne janar-shkurt

Numri i udhëtarëve që përdorin Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për të fluturuar drejt vendeve të tjera, ka shënuar rritje në muajt janar e shkurt.

 

Numri i udhëtarëve që përdorin Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për të fluturuar drejt vendeve të tjera, ka shënuar rritje në muajt janar e shkurt të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa destinacionet më të kërkuara janë Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria.

 

Zyrtarë të këtij aeroporti thonë se vetëm në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar mbi gjysmë milion udhëtarë.

 

“Në muajin janar të vitit 2024 në krahasim me janarin e vitit 2023, kemi rreth 22% në numër më të madh të udhëtarëve. Në muajin shkurt kemi rreth 38% më shumë udhëtarë se sa në vitin 2023.

 

Në muajin janar dhe shkurt, kanë udhëtuar, vajtje-ardhje mbi gjysmë milion udhëtarë. Destinacioni, i cili po vizitohet më së shumti, mbetet shteti zviceran, pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria, e kështu me radhë”.

 

Tashmë janë shtuar edhe disa destinacionet për këtë vit, me qëllim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve.

 

“Sa u përket destinacioneve shtesë, ne gjatë këtij viti do të kemi destinacionin e Burgasit, Heraklion, më pas Kopenhagën, kemi Rigën, po ashtu destinancionin për në qytetin e Izmirit. Kemi edhe shtimin e një kompanie ajrore”.

 

Në muajin janar rritja e numrit të udhëtarëve është 22%, teksa rritje ka shënuar edhe muaji shkurt 38% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/rritet-numri-i-udhetareve-ne-aeroportin-e-prishtines-mbi-500-mije-vetem-ne-janar-shkurt/)


Më të lexuarat