Secondary Adv

Si do ndryshojne komunikimet elektronike? Nga investimet me kapacitete te larta, deri te 5G

Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend projektligji “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

 

Projektligji parashikohet të ketë ndikim të rëndësishëm në lidhje me sigurimin e ofrimit dhe ndërtimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, duke promovuar përfitime të mëdha për përfituesit fundorë dhe ata me aftësi ndryshe.

 

Qëllimi i këtij projektligji është rishikimi dhe përmirësimi në kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, si dhe me nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta, si ato me fibër optike ashtu dhe ato ëireless 5G.

 

Sipas projektligjit objektivi për ndërtimin e rrjeteve me kapacitete shumë të larta është një nevojë për të gjitha zhvillimet e pritshme për ekonominë digjitale, si dhe përcaktimin e rregullave më të qarta për rrjetet e komunikimeve elektronike.

 

Hartimi i një projektligji të ri del si nevojë e adresimit më mirë të problematikave të tregut dhe përmbushjes së objektivave strategjike për një shoqëri gigabit. Gjithashtu ky projektligj synon të plotësojë rekomandimin e progresrportit të vitit 2021 të BE-së për Shqipërinë.

 

Për ta përmbledhur, direktiva 2018/1972 EU, e cila do të transpozohet, ka për qëllim konsolidimin e një tregu të brendshëm në rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike,

 

që rezulton në krijimin e rrjeteve me kapacitet shumë të lartë, konkurrencë të qëndrueshme, ndërveprueshmëri të shërbimeve të komunikimeve elektronike, aksesueshmëri, siguri të rrjeteve e shërbimeve dhe përfitime të përdoruesve fundorë etj./Burimi: SCAN


Më të lexuarat