Secondary Adv

ARRSH hap 4 tendera me vlere 10 mld leke per zgjerimin e Elbasan-Qafe-Thane

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 4 tendera për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, me vlerë afro 10 miliardë lekë.

 

Gjatësia totale e këtij projekti, sipas dokumenteve të tenderëve është 50.12 km.

Faza V          2,493,781,944

Faza VI         2,488,938,322 Lekë

Faza VII        2,472,508,964 Lekë

Faza VIII       2,499,999,994 Lekë

 

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII, dhe ka rëndësi strategjike, jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.

 

I gjithë ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2027, dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm për ngushtimin e distancave me qytete dhe shtete të ndryshme pasi ky aks lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë.

 

Pjese e projektit është edhe ndërtimi i një tuneli që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Tenderat janë shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe kompanitë do të kenë afat deri më 8 maj të paraqesin ofertat e tyre./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat