Investimet e ujesjellesve arriten 140 milione euro ne 2023
Projektet e ujësjellësve të nisura në 2023 apo edhe ato të nisura më herët por që mbeteshin punë në vijim kanë marrë 140 milionë euro në total si investime.
Të dhënat zyrtare të raportuara nga Enti Rregullator i Ujit tregojnë se pjesa më e madhe e parave janë financime të qeverisë dhe një pjesë më e vogël donacione.
“Referuar të dhenave nga AKUK per vitin 2023, ne total investimet sipas specifikave te misiperme jepen ne Tabelën 8, ku vihet re se per vitin 2023 per investime ne sektorin UK nga buxheti i shtetit dhe donatorët jane alokuar fondet ne vlerën e rreth 15,572,246,000 Leke (ose rreth 141.6 milion Euro) dhe janë disbursuar 15, 482,103, 766 leke (ose rreth 140.7 milion Euro), pra rreth 99.6% te planifikuara.
Nga totali i investimeve prej 15,482,103,766 lek®, janë financuar nga Qeveria Shaiptare 13,938,972,000 Lekë (ose rreth 89,5% te totalit), si edhe 1,633,274,000 Leke nga donatorët e huaj (rreth 10,5% te totalit)” thuhet në raportin vjetor të ERRU.
I njëjti vlerëson se pjesa me e madhe e financimit ne vitin 2023 ka qenë per objektet ne vazhdim dhe vetëm 660.2 milion lekë (reth 6 milion euro) janë financuar per objekte te reja me financim te brendshem nga buxheti i shtetit.
Investimet me financime te huaja kanë qenë kryesisht nga KfË ne vazhdimesi te Programit të Infrastrukturës Bashkiake IV dhe V, Banka Botërore, AFD, SECO dhe SIDA, nga te cilat ishte disbursuar pothuajse e gjithe vlera (97.5%).
Vlera e disbursuar nga investimet e huaja ka qenë vetëm per objektet në vazhdim. Po cilat janë investimet ku janë orientuar konkretisht investimet? Raporti i ERRU i grupon ato në tre kategori.
“Investimet ne fushen e UK realizohen nepermjet agjencise zbatuese AKUK ndahen në:
investime fizike në sistemet e FU dhe KUN
Investime per studim-projektim-mbikëqyrje punimesh te investimeve fizike
Kontributet lokale ne zbatim te projekteve te financuara nga donator te huaj, dhe,
investime te projekteve te financuara nga donatorët e huaj sipas marreveshjeve perkatëse me qeverine shqiptare” nënvizon raporti.