Secondary Adv

Tuneli i Llogarase gati ne qershor, Balluku: Vetem per veturat dhe autobuset

Tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve në fund të qershorit i cili përkon me nisjen e fluksit turistik në vend.

 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet në rrugët që do lidhin tunelin e Llogarasë me rrugën Orikum –Dukat dhe Palasë –Dhërmi. Zv.kryeministrja Balluku theksoi se në Tunelin e Llogarasë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve me tonazh të rëndë.

 

Tuneli i Llogarasë me vlerë investimi 142 milionë euro pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, kjo rrugë do të përshkohet për 7-10 minuta./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat