Marsi 2024, me i nxehti i regjistruar ndonjehere, kaloi rekordin e vitit 2016
Marsi i këtij viti është marsi më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
Këtë e ka bërë të ditur shërbimi meteorologjik i BE-së, Copernicus.
Temperatura mesatare globale gjatë muajit të kaluar shkoi në 14,4°C, 0,73°C në e lartë se me mesatarja e periudhës tridhjetëvjeçare 1991 - 2020 dhe 0,10°C krahasuar me rekordin e mëparshëm të marsit, atë të vitit 2016.
Muaji gjithashtu ishte 1,68°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e marsit të periudhës pesëdhjetëvjeçare 1850 - 1900, periudha referuese e epokës para-industriale.
Sipas Copernicus, marsi 2024 është muaj i dhjetë radhazi që renditet si më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.
Temperatura mesatare e 12 muajve të fundit, nga prilli 2023 deri në mars 2024, është më e larta e regjistruar ndonjëherë, 0,70°C mbi mesataren 1991 - 2020 dhe 1,68°C mbi mesataren para-industriale.
Gjatë 12 muajve të fundit temperaturat mesatare globale kanë tejkaluar kufirin e 1,5°C mbi nivelet para-industriale (mesatarja 1850-1900) e vendosur nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 dhe nga Cop26 e Glasgoë-it e vitit 2021, shkruan la Repubblica.
Duke filluar që nga qershori 2023, Toka ka “thyer” çdo muaj rekorde nxehtësie.
Thatësira e nxitur nga ndryshimet klimatike në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës shkaktoi një numër rekord zjarresh në Venezuelë nga janari deri në mars, ndërsa thatësira në Afrikën Jugore ka zhdukur të korrat dhe ka lënë miliona njerëz të përballen me urinë.
Shkencëtarët detarë paralajmëruan gjithashtu muajin e kaluar një zbardhje masive e koraleve ka të ngjarë të ndodhë në hemisferën jugore, e nxitur nga ngrohja e ujërave dhe mund të jetë më e keqja në historinë e planetit.
Shkaku kryesor i nxehtësisë së jashtëzakonshme janë emetimet e gazrave serë të shkaktuara nga njeriu./Burimi: Shqiptarja.com