France-Shqiperi, partneritetet mes bizneseve, gati forumi i Parisit
Partneritetet mes bizneseve të vendeve të ndryshme janë një mënyrë e mirë zhvillimi për shkëmbimet tregtare por edhe për zhvillimin ekonomik në tërësi.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve këtë herë ka vënë në fokus zhvillimin e këtyre partneriteteve mes bizneseve shqiptare dhe atyre franceze. Në kuadër të kësaj, u zhvillua edhe një takim mes përfaqësuesve të agjencisë, ata të Business Francë dhe Dhomës së Tregtisë Francë-Shqipëri.Duke vlerësuar rëndësinë e promovimit të potencialeve dhe sektorëve strategjikë të Shqipërisë gjatë këtij takimi u ra dakord që në 20 tetor të këtij viti të organziohet në Paris një forum biznesi me pjesëmarrjen e ministrave, ambasadorëve por edhe institucioneve financiare.
Si një forum biznesi me fokus tek platforma bussines to bussines pritet që ky event të krijojë edhe kontakt të drejtpërdrejtë mes bizneseve shqitare dhe atyre franceze duke i hapur kështu rrugë mundësive dhe bashkëpunimeve të reja.Të dhënat INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve me aktivitet eksporti drejt Francës për vitet 2012-2015 është 57 kurse numri i atyre me aktivitet importi me këtë vend për të njëjtën periudhë është 576.