Secondary Adv

Shqiperia, nder vendet me cmimet me te uleta te ushqimeve

Shporta bazë e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri mund të sigurohet me rreth 68 euro.

Turqia ka realizuar një indeks për çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ku në analizë janë marrë 37 shtete, mes tyre 28 vendet e BE-së, tre vende të EFTA-së (Shoqata e Tregtisë së Lirë me Europën) përkatësisht Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, si dhe pesë shtete që kanë marrë statusin e vendit kandidat me BE-në (Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria)dhe Bosnja si vend potencial për t’u anëtarësuar.


Sipas këtij studimi, Zvicra rezulton të ketë indeksin më të lartë të nivelit të çmimeve prej 173 euro, ndërsa Maqedonia është vendi me indeksin më të ulët 58 euro.Në Shqipëri ky indeks llogaritet në 68 euro, në Turqi kushton 90 euro dhe në Bashkimin Europian 100 euro.Indeksi i nivelit të çmimeve tregon fuqinë blerëse në përputhje me kursin real të këmbimit valutor në krahasim me vlerën e monedhave të vendeve ku është bërë studimi.


Vendi me indeks të lartë llogaritet si vend me çmime të shtrenjta të shportës bazë të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ( më i lartë se 100), ndërsa ai me indeks të ulët me çmime me të lira ( më i ulët se 100).Indeksi i çmimeve nuk është e llogaritura vetëm për Produktin e Brendshëm Bruto në përgjithësi, por edhe dhe për nën-grupet. Një nga këto nëngrupe kryesore është ushqim, pijet joalkoolike dhe duhanit.


Më të lexuarat