Secondary Adv

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinen: Nuk pershkallezojme situaten

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian siguron Kinën se nuk do të përshkallëzojnë më tej situatën në Lindjen e Mesme.

 

Ai zhvilloi një telefonatë me homologun kinez, Wang Yi pas sulmit që Irani ndërmori ndaj Izraelit me mbi 300 dronë e raketa.

 

Ministri iranian tha se Teherani përsëriti se ishte "i gatshëm të tregonte përmbajtje" dhe “nuk ka ndërmend përshkallëzimin e mëtejshëm”.

 

Wang dënon sulmin izraelit, duke falënderuar Iranin që nuk synoi vendet fqinje ndërsa bombardonte Izraelin.

 

“Kina beson se Irani mund të menaxhojë mirë situatën dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm në rajonin e Lindjes së Mesme duke ruajtur sovranitetin dhe dinjitetin e tij”, u shpreh ministri kinez.

 

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të "mbetet i bashkuar" përballë "agresionit iranian, i cili kërcënon paqen botërore".

 

Në një postim në X, ai përshëndeti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës dhe vendeve të tjera për të kundërshtuar Sulmi iranian.

 

Shefi i Shtabit Ushtarak Herzi Halevi tha se Izraeli do të përgjigjet, por ai nuk dha detaje të tjera. Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por theksoi se sulmi i fundjavës nga Irani “do të marrë përgjigje”.

 

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

 

Teksa qeveria izraelite po shqyrton se si do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit të tregojë vetëpërmbajtje dhe të shmangë përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

 

“Ne nuk duam përshkallëzim, por do të vazhdojmë të mbështesin mbrojtjen e Izraelit dhe do të vazhdojmë të mbrojmë personelin tonë në rajon”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në nisje të një takimi me zëvendës kryeministrin e Irakut Mohammed Ali Tamim.

 

Po ashtu edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallantme fokus pasojat e sulmit iranian.

 

Austin "riafirmoi mbështetjen e vendosur të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit" dhe "ripohoi interesin e përbashkët të dy vendeve për stabilitetin rajonal"./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat