Secondary Adv

Vrojtimi i KI: Informaliteti me i larte se ne 2019, rritet mosdeklarimi i pagave reale

Bizneset pohojnë se informaliteti është rritur më shumë se në vitin 2019. 

 

Sipas tyre shkaku kryesor është barra tatimore, ndërkohë që shkeljet më të mëdha që bëhen janë në mos regjistrimin e punonjësve, nuk deklarohen pagat reale, shmangen taksat e bëhet korrupsion.

 

Ndërtimi, bujqësia dhe industria vlerësohen si sektorët më të prekur nga këto fenomene.

 

Bizneset në Shqipëri nuk deklarojnë numrin real të punonjësve, fshehin pagat e tyre, janë të prekur nga korrupsioni dhe i shmangen detyrimet tatimore. Puna në të zezë ka ardhur në rritje, thuhet në një anketim të Këshillit të Investimeve ku janë pyetur 601 kompani.

 

Nëse në 2019, shkelja më e madhe e bizneseve ishte për shmangien e tatimeve, këtë vit 58% e subjekteve thonë se informaliteti më i madh është për mos deklarim të punonjësve.

 

“Më shumë informalitet perceptojnë, bujqësia, industria përpunuese dhe shërbimet. Energjia percepton më pak informalitet krahasimisht me sektorët e tjerë”, thuhet në anketim.

 

Në këtë anketë, afro 73% e tyre kanë pohuar se informaliteti në ekonomi është rritur. Në raport me vitin 2019, kjo shifër është rritur me 2%, ndërsa krahasuar me vitin 2022, raportohet me rënie prej 4%.

 

Bizneset e pyetura thonë se barra fiskale po shton informalitetin, ndërkohë që 48% e tyre janë pesimistë edhe për ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, që bën pjesë të taksimit edhe profesionistët e lirë.

 

“Ligji i ri mbi të ardhurat, vazhdon të konsiderohet si një element i cili do të shtojë informalitetin në vend”, thonë bizneset.

 

Faktor me ndikim pozitiv në luftën ndaj informalitetit subjektet e pyetura kanë vlerësuar fiskalizimin.

 

“Fiskalizimi ka ndikuar në uljen e informalitetit bazuar në perceptimin e biznesit, 65% e të anketuarve”, thotë Këshilli i Investimeve.

 

Bizneset janë pyetur edhe për sfidat kryesore me të cilat po përballen, dhe lista kryesohet nga mungesa e punonjësve, mbështetja e ulët financiar, konkurrenca, dhe stafi i kualifikuar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat