Secondary Adv

BSH: Paraja jashte bankave arriti 405 miliarde leke ne muajin mars

Volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shënuar rritje edhe për muajin mars të këtij viti.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë sasia e parave jashtë bankave ka kaluar vlerën e 405 miliardë lekëve.

 

Vetëm në 2 muaj volumi i parave në qarkullim  është rritur me rreth 3 miliardë lekë, apo afërisht 30 milionë euro.

 

Kjo rritje vjen pas një rënieje në dy muajt paraardhës ku gjatë periudhës janar-shkurt  kjo sasi e parave në qarkullim varionte nga 402 miliardë lekë në 403 miliardë lekë.

 

Duhet theksuar që kjo  diferencë pozitive është më e larta nga muaji nëntor i një viti më parë.

 

Edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja rezulton të jetë e ndjeshme pasi totali i parave në qarkullim në muajin mars 2023 ishte 397.5 miliardë lekë.

 

Në harkun kohor të një viti, volumi i parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar është shtuar me thuajse 8 miliardë lekë, apo afërsisht 80 milionë euro.

 

Ndërkohë, që rritje ka shënuar edhe totali i aktiveve të sistemit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i aktiveve në fund të muajit mars 2024 rezulton të jetë 717.5 miliardë lekë.

 

Rritja e aktiveve  vjen pas një rënie të lehtë në muajin shkurt të këtij viti.

 

Kjo rritje e totalit të aktiveve në sistemin bankar i atribuohet rritjes së zërave të aktivit si mjetet financiare me 494 milionë lekë dhe depozitat e transferueshme me afro 9 miliardë lekë.

 

Po ashtu kursi i këmbimit që ka favorizuar forcimin e monedhës vendase gjatë këtyre muajve ka kontribuar edhe në rritjen e parasë së gjerë.

 

Me para të gjerë kuptojmë sasinë e parave që janë në duart e individëve dhe bizneseve por që nuk janë depozituar në banka.

 

Nga ana tjetër, nëse analizën e shtrijmë në harkun kohor të një viti rezulton se performance e bankave  në vitin 2023 ka qenë më e lartë.

 

Sipas të dhënave në muajin mars të vitit të shkuar totali i aktiveve ishte 722.3 miliardë lekë, ndërsa sot kemi gjendje  5 miliardë lekë më pak./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat