Secondary Adv

Bulevardi i Ri i Tiranes, Rama e Veliaj inspektojne punimet

Bulevardi i Ri i Tiranës pritet të përfundojë në vitit 2017, ndërsa parkingu nëntokësor që po ndërtohet në kuadër të këtij projekti, në zonën e stacionit të trenit, pritet të vihet në dispozicion të qytetarëve brenda këtij viti.


Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan punimet e këtij projekti shumë të rëndësishëm për kryeqytetin që ka nisur kohë më parë. Kryeministri Rama theksoi se ka përfunduar 1/3 e punimeve, dhe se Bulveradi i  Ri do të jetë një vlerë e shtuar për Tiranën.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se ky projekt do të zgjidhë problematikën e lartë të parkimeve në kryeqytet.Bulevardi i Ri ka një gjatësi prej 1.600m dhe një gjerësi prej 70m, ku përveç 6 korsive të makinave, ka dhe nga një park linear të gjelbër në të dyja anët e tij.Gjithashtu, ai parashikon një infrastrukturë moderne nëntokësore, ku përfshihen kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, rrjeti drenazhimit dhe galeritë nëntokësore.


Më të lexuarat