Secondary Adv

Lufta ne Ukraine, Zelensky i kerkon Europes ndihme ushtarake

Në samitin e BE-së të zhvilluar në Bruksel u diskutua edhe çështja e Ukrainës dhe nevojës së saj për t’u furnizuar me armë ushtarake.

 

Presidenti i Këshillit të Europës deklaroi në përfundim të samitit se Zelensky i ka kërkuar të bind SHBA për ndihma.

 

‘Ne nuk i nënvlerësojmë sfidat në terren për Ukrainën dhe e dimë se kemi përgjegjësinë për të vepruar, do të insistoja gjithashtu pasi Zelensky na kërkoi të bëjmë më të mirën për të bindur Shtetet e Bashkuara të ofrojnë mbështetje më të madhe, duke përfshirë edhe ndihmën financiare për Ukrainën’, u shpreh Michel.

 

Ndërkohë presidenti ukrainas me anë të një video-konference drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së ripërsëriti thirrjen për municione.

 

‘Për fat të keq, ne nuk kemi parë ende miliona plumbat e artilerisë së BE për të cilin është folur kaq shumë. Unë kërkoj nga ju që të shpejtoni zbatimin e marrëveshjeve tona me ju, si për furnizimin dhe prodhimin e përbashkët të armëve dhe municioneve, ashtu dhe për financimin e projekteve përkatëse’, tha Zelensky.

 

Ditën e sotme në Kiev ka mbërritur për një vizitë zyrtare, ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai do të flasë me presidentin Zelensky për sulmet e fundit ruse n infrastrukturën ukrainase.

 

Ministri gjerman synon të përgatisë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës që do të mbahet në Berlin në qershor./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat