INSTAT: 9 qarqe te vendit e sigurojne punesimin ne sektorin e bujqesise
Edhe pse tokat e begata dhe me sipërfaqe të mëdha janë në jug, veriu i vendit numërohet si më i punësuar në sektorin e Bujqësisë.
Sipas të dhënave të INSTAT, nga 12 qarqet e vendit 9 prej tyre sigurojnë punësimin në pjesën dërrmuese në sektorin e bujqësisë.Në qarkun e Kukësit 68.4 për qind e forcës së punës janë të angazhuar në bujqësisë dhe vetëm 26 për qind në shërbime.E njëjta situatë vlen edhe për qarkun e Dibrës ku mbi 70 për qind e forcës së punës është e angazhuar në bujqësi, teksa pjesa tjetër prej 29 % është e sistemuar me punë në sektorin e shërbimeve dhe industrisë. Elbasani edhe pse në dukje qytet industrial ka dominant sektorin e bujqësisë në punësime me 63 % të forcës së aftë për punë.
Në Korçë situata është e ngjashme, 58 për qind e forcës së punës është e angazhuar në bujqësi dhe vetëm 27 për qind në shërbime. Gjirokastra gjithashtu ka 40 për qind te të p-punësuarve në bujqësi, por paraqitet si qarku që ka balancuar më mirë punësimin ndërmjet shërbimeve, industrisë dhe bujqësisë Në qarkun e Shkodrës, 48 për qind e forcës së punës është e angazhuar në Bujqësi, 34 për qind në sektorin e shërbimeve dhe 17.8 për qind në sektorin e industrisë.Ndërsa në qarkun e Lezhës dominon punësimi në sektorin e shërbimeve. Zhvillimi i vrullshëm i turizmit në zonën e Shëngjinit dhe të Tales, duke se orientuar punësimit drejt shërbimeve.Vetëm qarqet Tiranë, Durrësit dhe Lezhës dominohen nga sektori i shërbimeve dhe industria.