Secondary Adv

Korrupsioni ne dogana, tregtaret paguajne 40 dollare per cdo ngarkese

Tregtarëve në shumë raste i duhet të paguajnë 40 dollarë nën dorë për çdo ngarkesë që kalojnë në Dogana.

 

I njëjti raport ngre edhe shqetësimin e vjedhjeve që ndodhin në magazinat doganore, për të cilat nga ana e institucionit nuk mbahet përgjegjësi.“Për disa tregtarë pagesat informale janë të fiksuara në disa nivele për shembull 5 mijë lekë apo 40 dollarë për ngarkesë. Për të tjerë, shuma varet në vlerën e të mirave dhe mallrave që vihen në pikpyetje për t’u kaluar.Sa më e lartë vlera aq më e lartë edhe shuma e pagesës nën dorë që mund të variojë nga 15 deri në 50 euro për ngarkesë dhe në këto raste autorizimi për të kaluar doganën reduktohet në vetëm gjysmë dite.


Për më tepër një pjesë tregtarësh kanë tërhequr vëmendjen se në disa raste mallrat humbasin ose vidhen kur vendosen në magazine doganore, të cilat nuk janë të siguruara siç duhet.Tregtarët gjithashtu ankohen se dogana refuzon që të marrë përsipër përgjegjësinë për rastet apo vjedhjet” thuhet në raport. Kjo nuk është hera e parë që biznesi denoncon pagesat nën dorë për punonjës të veçantë të administratës në përgjithësi dhe jo vetëm tek Doganat. Raporti në fjalë ka përfshirë intervista përgjatë gjithë vitit 2015 dhe u konkludua me një publikim në maj të këtij viti.


Më të lexuarat