Secondary Adv

Probleme me tatimet, kerkohet ngritja e struktures se Avokatit te biznesit

Problemet që ka hasur biznesi gjatë viteve të fundit në komunikimin me administratën fiskale, në shumë raste janë mbyllur në favor të tatimorëve.


Ndërkohë “Avokati i Biznesit” është sktruktura më e re që ka kërkuar sipërmarrja, si një alternativë për të minimizuar problematikat më administratën fiskalë.
Të pranishëm pak kohë më parë në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, sipërmarrësit i kërkuan Ministrit të Financave ngritjen e një strukturë të tillë, e cila të propozohet nga komuniteti i biznesit apo dhomat e tregtisë dhe të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet një ligji të veçantë.

 

Çështje të shumta që cilat biznesi i ka drejtuar në Apelin Tatimor apo në gjykatën Administrative, shpeshherë kanë patur si objekt mos informimin apo mos pasjen dijeni të sipërmarrësve për të drejtat e tyre, si të mbrohen kundër institucioneve dhe administratës publike.Qëllimi i Avokatit të Biznesit si një institucion i pavarur, do të jetë të rishikojë çështje individuale për t’u investiguar dhe trajtuar si edhe të ofrojë rekomandime mbi ndryshime sistematike.


Biznesi vendas, por edhe ai i huaj që zhvillon aktivitetin ekonomik në vendin tonë, po kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme veçanërisht në lidhje me zbatueshmërinë e kontratave si një nga treguesit më problematikë edhe në treguesit e klimës së biznesit.Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, vetëm gjatë vitit të kaluar pranë drejtorisë së Apelimit janë paraqitur 7450 apelime dhe  nga 94 % e kërkesave të paraqitura në gjykatë rreth 50 % e tyre shfuqizohen në favor të tatimpaguesit me vendim të formës së prerë.


Më të lexuarat