Secondary Adv

Skanimi doganor, i paligjshem. OKB: Qeveria ta heqe menjehere

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar qeverisë shqiptare të anulojë urgjentisht tarifën e skanimit prej 22 eurosh, që bizneset detyrohen të paguajnë për çdo deklaratë doganore në doganë.


Skanimi i Rapiscan, bizneset kosto indirekte pdrvetarifes 2 Përmes një raporti voluminoz për procedurat dhe barrierat tregtare në Shqipëri, Komiteti Ekonomik për Europën në OKB e cilëson tarifën, një taksë antiligjore.“Tarifa paguhet edhe kur ngarkesa nuk skanohet, e madje edhe në pikat doganore ku nuk ka fare skanera të instaluar. Kjo është një praktikë e papranueshme. Ajo krijon një taksë efektive, e cila nuk është bazuar në ligj, ndaj duhet të hiqet”.


Qeveria konfirmoi raportin, por Ministria e Financave tha se, qeveria është e pafuqishme për ta anuluar tarifën, pasi kjo do të penalizonte Shqipërinë me një kosto mbi 300 milionë dollarë në Arbitrazh.Koncesioni i skanimit zë fill në vitin 2011, kur qeveria e atëhershme miratoi një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Rapiscan”. Më vonë, kjo kompani u shpall fituese në tender dhe në prill të 2013-s, kur vendi thuajse kishte hyrë në fushatë elektorale, Parlamenti e miratoi koncesionin.


Sipas kontratës, kompania përfitonte 39 euro për çdo deklaratë doganore. Pas zgjedhjeve, qeveria e re tentoi ta anulonte kontratën, por “Rapiscan” e paditi Shqipërinë në Arbitrazh duke kërkuar 350 milionë dollarë dëmshpërblim. Pas padisë, qeveria rihapi negociatat me kompaninë, përmës të cilave kontrata u rishikua dhe tarifa u ul në 22 euro për deklaratë.Por, edhe pas rishikimit biznesi ankohet se koncesioni ka rritur kostot, duke penalizuar sipërmarrjen dhe dëmtuar konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare.


Më të lexuarat