Secondary Adv

Rama: Ne maj hapet gara per ndertimin e aeroportit te Gjirokastres

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe kryebashkiakët në kuadër të sigurisë për sezonin turistik.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë njoftoi se gjatë vetës do të hapet segmenti rrugor Thumanë-Kashar, gjë që do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.

 

Ndër të tjera ai tha se në muajin maj do të hapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës, që do të shërbejë për jugun e vendit.

 

“Miku ynë në shtëpinë tonë ka nevojë për ambulancën, kur mund t’i rrezikohet jeta sidomos në zonat malore ku humbasin rrugën për shkak të mos respektimit të tabelave për zonat e  rrezikshme për nga pikëpamja gjeografike.

 

Përgatitja synon që të rrisë sigurinë. Nëse vijmë te pastërtia…ja ku janë kryebashkiakët. E kuptoj stresin tyre se di çfarë do të thotë të kesh Mirelën në kokë për mbeturinat, por është bërë punë e madhe.

 

Dua ta mbyll me një element të fusnit që është aksesi në bukuri. Të flasësh për bukurinë e Shqipërisë është një gjë, por të ofrosh akses, është diçka tjetër. T’i japësh aksiesin turistëve të prekin këto vende falë infrastrukturës.

 

Jo vetëm të krijosh rrugët për të shkuar, por edhe mundësinë që ato rrugë të jenë të sigurta, lëvizshmëria të jetë jo e ngarkuar. Jam shumë i kënaqur personalisht, pasi është ngarkesë e madhe.

 

Fluksi i mesazheve dhe shfryrje të atyre që kalojnë drejt Fushë Krujës për të ardhur poshtë. Nga vera do të kenë të hapure segmentin Thumanë-Kashar me standarde të thjerra si pjesë e Korridorit Blu.

 

Në maj do hapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Gjirokastrës që do i shërbejë jugut. Duke e vendosur në Gjirokastër do kurset në mënyrën më këmbëngulëse edhe benzoli për avionët.

 

Gjirokastra mund të dalë me një brand të vetin që të konsumojë dhe të harxhojë pak.

 

Të gjithë bashkë do punojmë këtë sezon për të fuqizuar imazhin e Shqipërisë. Është imazh që kushdo që vjen e gjen Shqipërinë edhe më të bukur seç e tregojnë fotografitë, videot që shikon.”, tha Rama. /abcnews.al


Më të lexuarat