BSH: Ne Tirane cmimet u ulen me gati 10 per qind, shtrenjtohen qirate
Tregu i pasurive të paluajtshme është stabilizuar.
Në bazë të një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë çmimet kanë pësuar rënie si në rang vendi ashtu edhe për kryeqytetin.
Në 6 mujorin e dytë të vitit të kaluar rezulton se çmimet janë ulur me 7.6% në rang vendi dhe në Tiranë me 10.1%. Në këtë mënyrë indeksi i çmimeve është rikthyer pranë nivelit mesatar të vitit 2022. Në kryeqytet një banesë është shitur më shpejt se sa në qytete të tjera të vendit.
Sipas të dhënave nga moment i nxjerrjes në shitje një apartament në Tiranë është shitur brenda 8 muajve nga 10 që ishte më parë ndërkohë që në bregdet apo qytete të tjera rezulton se koha e shitjes është më e gjatë.
Peshën kryesore të blerjeve rezulton se e mbajnë të huajt kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Po ashtu rezulton se ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të banesave të pashitura. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me çmimin e qirave.
Sipas Bankës së Shqipërisë qiratë kanë pësuar një shtrenjtim. Ndikim në këtë drejtim duket se kanë dhënë edhe kërkesat e shtuara nga turistët për marrjen e ambienteve me qira sidomos në kryeqytet./Burimi: abcnews.al