Secondary Adv

Euro prek vleren me te ulet per muajin prill, ja me sa kembehet sot

Të gjitha valutat e huaja këtë të martë janë në rënie në raport me monedhën kombëtare Lek. 

 

Një euro sot po këmbehet me 100.6 lekë, që është vlera më e ulët e muajit prill, pasi në fillim të muajit ishte 102 lekë.

 

Në rënie të fortë është edhe dollari që po luhatet në shifrat 93-94 lekë, por edhe franga, paundi, dollari australian-kanadez, jeni, korona norvegjeze apo daneze të gjitha janë zhvlerësuar kundrejt lekut.

 

Banka e Shqipërisë thotë se shkaku kryesor për këtë zhvlerësim të valutave janë prurjet valutore nga jashtë, për shkak të numrit të lartë të turistëve. Forcimi i lekut edhe pse ka ndikuar në uljen e inflacionit ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat