Secondary Adv

Miratohen vendimet: Nga rritja e pagave per punonjesit e policise, tek e-wallet

Më 1 korrik do të jetë rritja e pagave e punonjësve të policisë.

 

E deklaroi vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla për gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

 

Ministri nuk dha shifra të sakta se sa do të jetë rritja e pagës por u shpreh se do të ishte ajo që kanë pritur punonjësit e policisë.

 

"Sa i përket pagave me kryeministrin dhe ministrin e finanacave po vazhdojmë të kemi një diskutim intensiv për të shkuar tek varianti perfundimtar synojmë që në një korrik të realizojmë një pritshmëri shumëvjecare të punonjësve të policisë të kemi një rritje të fortë të pagave e cila vjen për shkak të mirëmenaxhimit financiar. 

 

Siç e dini në buxhetin e shtetit të vitit 2024 është parashikuar një fond prej 400 milionë dollarë i cili është aty jo vetëm për punonjësit e policisë që të jemi të qartë.

 

Ai fond është edhe për punonjësit e sektorëve  tjerë jetikë sikurse është arsimi, sikurse është shëndetësia, sikurse janë forcat e armatosura,

 

por natyrshëm unë mendoj se policia e shtetit meriton këtë vlerësim nga ana e qeverisë sonë duke pasur parasysh edhe sfidat e mëdha që ka policia e shtetit edhe gjatë këtij viti, sikurse ka pasur vit pas viti.

 

Ku ju e dini fokusi kryesor është mirëmenaxhimi i sezonit turistik sikurse tha kolegia ime Kumbaro, ky është një vit ku presim të një  kemi rritje tjetër historike të  numrit të vizitorëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë për tu vizituar, por edhe të përgjegjësive që ka poliocia e shtetit lidhur me sigurinë publike në cdo komunittet të vendit.

 

Gjej rastin të përshëndes aksionin më të fundit të  Drejtorisë Vendore të Tiranës të cilët në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, në kuadër të granatimit sa më shumë siguri në komunitet vijojnë punën e tyre intensive kundër fenomenëve të ndryshme që shqetësojnë qytetarët,

 

sikurse është fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike, përdorimi i armëmbajtjes pa leje dhe plotë problematika. Kështu që unë jam shpresplotë që punonjësit e policisë së shtetit lajmin e shumëpritur në 1 korrik do të ta kenë të realizuar tashmë.

 

Gjithashtu po bëhet gati ligji që do të mundësoj edhe kompaninë IdentiTek të ecë përpara me prodhimin e dokumentave digjitale.

 

Synimi ynë është të shkojmë drejt asaj që quhet e-wallet, pra të gjithë dokumentat që mbajnë qytetarët në portofolet e tyre, qoftë karta e identitetit, patentat, kartat e kreditit apo dokumentat e tjera të identifikimit të jenë digjitale, në mënyrë që të mos mbahen më në portofol por të mbahen në telefonin e tyre mobil.

 

Ky ndryshim i ligjit është i domosdoshëm, në mënyrë që ti hapim rrugën më pas kompanisë shtetërore IdentiTek që të ec përpara me prodhimin e dokumentave digjitale të cilat synojmë ti realizojmë në një kohë të shkurtër', u shpreh Balla.

 

Ndërsa komunikoi vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, Balla theksoi se është miratuar strategjia kombëtare për migracionin për vitet 2024-2030, e cila do të ketë në fokus ndër të tjera ofrimin e mundësive për punësim dhe riintegrim në Shqipëri të emigrantëve shqiptarë.

 

“Fokusi ndahet në disa drejtime kryesore,  së pari ka të bëjë me parandalimin e emigracionit të paligjshëm  të qytetarëve shqiptarë, e dyta ka të bëjë me frenimin e azil kërkimit dhe e treta lidhet me riintegrimin në tregun e punës dhe shoqërinë shqiptare të emigrantëve.

 

Synimi ynë është të rrisim ofertën për emigrantët për tu rikthyer në Shqipëri dhe për këtë na duhet ky dokument i rëndësishëm që mbart të gjithë masat për një riintegrim sa më të shpejtë dhe tjetra lidhet me menaxhimin flukseve migratore të emigrantëve që vijnë nga vendet e tjera që e përdorin Shqipërinë si një vend tranziti./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat