Secondary Adv

Vendimi: Sigurim i detyrueshem per kaldajat dhe depozitat e gazit, vlera deri ne 100 mln leke

Subjektet që kanë në pronësi apo administrojnë pajisje dhe instalime nën presion do të kenë detyrim për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë civile.

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, që përcakton kategoritë e operatorëve ekonomikë, që në funksion të veprimtarive tregtare do të duhet t’i nënshtrohen detyrimit të ri, duke i ndarë në 2 kategori.

 

Kategoria e parë përfshin subjektet që zhvillojnë aktivitet tregtar dhe ofrojnë shërbime për të tretë në një sërë fushash, sikurse janë: Restorantet, akomodimi, ndërtimi apo prodhimi, përpunimi dhe tregitmi i produkteve ushqimore e jo ushqimore.

 

Po ashtu, përfshihen dhe shoqëritë nxjerrjes apo përpunimit të hidrokarbureve, apo edhe institucionet apo ndërmarrjet shtetërore.

 

Ndërkaq, në kategorinë e dytë përfshihen subjektet që përdorin apo administrojnë enë nën presion, sipas volumit e më konkretisht kaldajat e avullit, bombolat, enët e thjeshta nën presion, linjat teknologjike, pajisjet për shuarjen e zjarrit, etj.

 

Paralelisht, vendim i qeverisë përcakton kufirin minimal të përgjegjësisë që mbulohet nga kontrata e sigurimit, me qëllim garantimin e sigurisë së mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve nga rreziqet e shkaktuara nga këto pajisje dhe instalime.

 

Kështu, për pajisje apo impiante nën presion me rrezik të ulët, kufiri minimal është 10 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 20 milionë lekë në agregat, ndërsa për pajisje me rrezik të, mesëm 20 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 40 milionë lekë në agregat.

 

Po ashtu, vendimi i qeverisë përcakton për impiantet me rrezik të lartë, kufiri minimal do të jetë 35 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 70 milionë lekë në agregat dhe ato me rrezik shumë të lartë, 50 milionë lekë për ngjarje sigurimi dhe 100 milionë lekë në agregat. 

 

Ky vendim vjen në një kohë kur Inspektoriati Shtetëor Teknik dhe Industrial ka ndërmarrë një seri kontrollesh në strukturat akomoduese mbi sigurinë e pasjijeve nën presion./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat