Secondary Adv

Shell zbulon rezerva nafte, Rama: Firmosem marreveshje afatgjate

Kompania “Shell”, ka lidhur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për kërkimin e naftës në Shpirag 3. Vlera e investimit është 72 milionë euro. Kryeministri Rama tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një mesazh i qartë për investitorët e huaj se Shqipëria është e hapur.

 

Ai e cilësoi si të vështirë arritjen e marrëveshjes me këtë kompani gjigande, duke thënë se nga kjo përfitojnë të dyja palët; kompania dhe qeveria  shqiptare.“Shell ka zbuluar se në Shpirag ka rezerva të reja nafte dhe është zbulimi më i madh që është për deri më tani për naftë në Shqipëri. Shell ka pranuar vijën e politikës së re me qeverinë, për të ndërtuar marrëveshje që janë funksion të harmonizimit të përfitimeve.  Marrëveshja e re është një garanci afatgjatë mes Shell dhe qeverisë shqiptare. Shelll propagandon për profilin e vet social dhe gjithçkaje që ne vetë patëm mundësinë të provojmë gjatë hartimit të marrëveshjes. Shell është një nga gogolët më të mëdhenj të kapitalizmit global, por në fund arritëm në një marrëveshje të plotë. Ky është një investim i huaj i përmasave të mëdha.

 

Vlen të thuhet se fakti që Shell vazhdon të investojë në Shqipëri, është një flamur i ngritur për të tërhequr vëmendjen e kompanive të tjera. Në raport me të shkuarën, shohim se shumë kompani të huaja duan të investojnë në Shqipëri në sektorin e naftës dhe gazit. Me këtë marrëveshje ne i japim një mesazh investitorëve të huaj se ne jemi një vend i hapur dhe i sigurt.  Dua që t’iu siguroj se politika jonë në fushën e energjisë ka hyrë në një fazë tërësisht të re. Ky është një tregues, ku pas stabilizimit të sektorit të energjisë, kemi hyrë në procesin pa kthim të liberalizimit të tregut dhe njerëzit po shikojnë frytet e këtij investimit të përbashkët. Në fund të qershorit merr fund epoka e faturave afrofe. Në vendet turistike do të ketë shërbim cilësor. Edhe në zonat e largëta, do ketë energji elektrike”, tha Rama.


Më të lexuarat