Secondary Adv

Kercenimi nga Perendimi, Putin urdheron stervitje ushtarake me arme berthamore

Rusia do të zhvillojë një stërvitje ushtarake ku përfshihet edhe stërvitja për përdorimin e armëve taktike bërthamore.

 

Kjo stërvitje vjen pas atyre që ministria ruse e Mbrojtjes i cilësoi si “kërcënime provokuese nga zyrtarët perëndimorë”.

 

Stërvitja ushtarake u urdhërua nga presidenti rus, Vladimir Putin për të testuar gatishmërinë e forcave bërthamore jo strategjike për të kryer misione luftarake.

 

“Një sërë masash do të zbatohen gjatë stërvitjes për të vënë në praktikë çështjet që lidhen me përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike.

 

Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë. Operacioni synon të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa zyrtarë perëndimorë kundër Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.

 

Ditë më parë, Kremlini tha se stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s po zhvillohej në kufi me Rusinë me qëllim nisjen e një konflikti të armatosur mes Aleancës së Atlantikut dhe Moskës zyrtare./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat