Secondary Adv

Hamasi pranoi marreveshjen per armepushim, Izraeli nuk terhiqet, sulmon Rafahun

Një zhvillim i rëndësishëm është regjistruar nga lufta në Gaza. 

 

Forcat e armatosura të Izraelit nisën evakuimin e civilëve palestinezë nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se të nisin ofensivën ushtarake, njoftoi një transmetues izraelit.

 

Ndërsa Hamas ka pranuar propozimin e Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim me Izraelin. Por Izraeli tha se është larg kërkesave të tyre

 

Një zhvillim i rëndësishëm është regjistruar nga lufta në Gaza. Mediat shkruajnë se organizata palestineze Hamas, ka pranuar propozimin e armëpushimit të bërë nga ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari.

 

“Tani topi është në fushën e Izraelit", i thanë zyrtarët e Hamasit, televizionit Al Jazeera.

 

Kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, informoi kryeministrin e Katarit, dhe kreun e inteligjencës egjiptiane, për përgjigjen pozitive të lëvizjes palestineze për një armëpushim.

 

Por zyra e kryeministrit të Izraelit tha se propozimi i Hamasit ishte ‘larg kërkesave tona’. Një delegacion i negociatorëve izraelitë do të takohet me ndërmjetësit e Katarit për të thelluar diskutimet për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kështu shkruan gazeta izraelite Haaretz.

 

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite njoftoi se forcat izraelite tani po sulmojnë Hamasin në një mënyrë të synuar në pjesën lindore të Rafahut.

 

Forcat e armatosura të Izraelit nisën evakuimin e civilëve palestinezë nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se të nisin ofensivën ushtarake.

 

Radioja e Ushtrisë tha se evakuimet janë përqendruar në disa qarqe periferike të Rafahut, nga të cilat të evakuuarit do të dërgohen në tendat në Khan Jounis dhe Al Muvasi.

 

“Këtë mëngjes, ne filluam një operacion për të evakuuar përkohësisht banorët në zonën e Rafahut lindor”- u shpreh zyrtari Forcave të Mbrojtjes Izraelite

 

Ushtarët po u kërkojnë palestinezëve që të evakuuojnë lagjet lindore të Rafahut në kufirin izraelit pasi mund të ketë një ofensivë të mundshme ushtarake në zonën jugore të Rripit të Gazës.

 

Më herët, ushtria izraelite u bëri thirrje palestinezëve në pjesët lindore të Rafahut që të lëvizin “drejt një zone të afërt humanitare”. Ushtria tha se do të përdorë mesazhe me tekst, telefonata dhe njoftime në media “për të inkurajuar lëvizjen graduale të civilëve në zonat e specifikuara”.

 

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një dërgesë armësh në Izrael. Këtë e bën të ditur Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane, duke saktësuar se “politika e mbështetjes për Izraelin nuk ndryshon”./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat