Aksi Elbasan – Qafe Thane, Loti 4 i rruges perfundon ne shtator 2025
Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Zv.kryeministrja njëherësh ministre e infrastrukturës inspektoi punimet në lotin e katërt ku theksoi se ky aks rrugor është shumë i rëndësishëm pasi lidh Shqipërinë me Maqedoninë.
Sipas Ballukut midis dy vendeve do të ketë një tjetër pikë doganore përveç Qafë Thanës.
Zv.kryeministrja theksoi se ky aks rrugor është i rëndësishëm edhe për zonën e Librazhdit pasi shmang qarkullimin në zonën e banuar
Aktualisht, për këtë vepër infrastrukturore rrugore po punohet në 4 lote, ndërsa 4 të tjera janë në fazë tenderimi.
Gjurma e re e rrygës do të shmangë kalimin nga Qafë – Thana, teksa është arritur dakordësia me palën maqedonase për pikën e re doganore dhe lidhjen e 2 shteteve përmes një tuneli me gjatësi 5.8 km, që do të shkurtojë rrugën me 24 km.
Aktualisht në këtë segment rrugor nuk janë hasur probleme gjeologjike ndërsa po vijohet me procesin e shpronësimeve. Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII. /Burimi: abcnews.al